Tragjikomedia e pushtetit të Shqiprim Arifit
“Kur Shqiprim Arifi akuzon dikënd për nepotizëm, dështim dhe keqpërdorim, kjo nuk është vetëm qesharake, por nënkupton se ai është keq dhe ka frikë. Duke e sulmuar opozitën, Shqiprim Arifi po tenton me shmangur përgjegjësinë e tij si kryetar Komune.Po dëshiron që sa më pak të flitet për qeverisjen e tij. Ka frikë se do të kuptohet së shpejti sesi ka shpenzuar paratë e qytetarëve.
Si ka punësuar militantët dhe familjarët.
Si ka ndarë tenderët publik.
Si i ka humbur paratë e projekteve nga Trupi Koordinues.
Është keq sepse e di se po i numëron javët e fundit në krye të komunës. Prandaj, edhe reagimet e tij janë nervoze, të paskrupullta, arrogante, shpifëse.Sepse e di se do t’i publikojmë të gjitha” – thuhet në reagimin e PVD-se në Preshevë.
Komuna e Preshevës, aktualisht udhëhiqet me mesa të dhunshme, ku Shqiprim Arifi, po udhëheq fal përzgjedhjes të anëtarëve të Këshillit të Përkohshëm nga ana Qeverisë së Serbisë./LUGINALAJM/