Tragjedia në Kroaci, arrestohet shoferi i autobusit: Më zuri gjumi nga lodhja

350

Policia e Kroacisë ka vënë në pranga shoferin e autobusit, i cili i mbijetoi aksidentit. Pas arrestimit ai ka deklaruar se e ka zënë gjumi nga lodhja.
Ndërkohë shoferi tjetër ka gjetur vdekjen, bashkë me 9 pasagjerë të tjerë. Deri tani autoritetet kanë njoftuar se janë plagosur dhe 45 persona të tjerë, mes tyre dhe të mitur.
Aksidenti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, në një autostradë në Kroaci.
Për aksidentin e rëndë kanë reaguar krerët më të lartë të shtetit në Kosovë dhe Shqipëri, ku kanë shprehur ngushëllimet për viktimat./tvklan.al




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *