Tmerruese: Sulmohen emigrantët sirian në Bujanoc; marrin lëndime të rënda trupore!

120

SirianiNëpërmjet një postimi në profilin zyrtar të rrjetit facebook, mjeku kujdestar në shtëpinë e shëndetit në Bujanoc, Nejbosha Kërstiq, ka shkruar për ngjarjen e tmerrshme të ndodhur sot (e shtun) në orët e hershme në afërsi të stacionit të autobusëve në Bujanoc. Siç shkruan dr.Kërstiq, persona të maskuar me armë në dorë, kanë sulmuar dhe plaçkitur një grup sirianë, nga i cili sulm, një emigrant i janë shkaktuar lëndime të rënda trupore.

doktor“Në mengesin e sotëm të orës 4:30, shërbimi i urgjencës në Bujanoc ka marrë një thirrje telefonike nga stacioni i autobusëve në Bujanoc, nga ku një emigranti sirian, i është lënduar syri. Emigrant sirian është gjetur me lëndim serioze të syrit të djathtë, duke mbet shumë i frikësuar dhe i shqetësuar. Pas dhënies së ndihmës së shpejtë, e dërgum për në qendrën spitalore në Vranjë, ku mjekët specialist atje konstatuan për lëndim serioz të bebzës së syrit. Dikush ate dhe shokët i ka sulmuar është sulmuar me maska në fytyrë dhe armë në duar, duke i rrahur dhe duke ju marrë parët dhe telefonat” – ka shkruar mjeku kujdestar Nebojsha Kërstiq.

Ky fenomen i sulmeve ndaj emigrantëve sirian në Bujanoc, po mbetet si tejet shqetësues për faktin që, askush nga intitucionet relievante nuk po merrë përgjegjësinë e duhur. Muaj më parë, dy sirian, humbën jetën në mënyrë tragjike në afërsi të stacionit hekurudhor në Bujanoc, respektivisht duke i goditur treni për vdekje./LuginaLajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *