Hashim Thaçi: Tmerret e luftës duhet të jenë motiv për liderët botërorë që të bëjnë çdo gjë që të forcojnë paqen

220

11115907_847589208644773_2338519230067520275_oKryediplomati kosovar, Hashim Thaçi, ka thënë se tmerret e luftës duhet të jenë motiv për liderët botërorë që të bëjnë çdo gjë që të forcojnë paqen, komunikimin dhe bashkëpunimin mes popujve dhe shteteve.

Kështu ka shkruar në profilin e tij në Facebook, për të treguar edhe njëherë për pjesëmarrjen e tij në ceremoninë e kujtimit të betejës së Çanakkalasë.

“Liderë nga e mbarë bota u bëmë bashkë dje për të kujtuar ditën kur ka filluar një nga betejat më të përgjakshme të Luftës së Parë Botërore, betejën e Galipolli-t apo Çanakkale-së. Tmerret e luftës duhet të jenë motiv për liderët botërorë që të bëjnë çdo gjë që të forcojnë paqen, komunikimin dhe bashkëpunimin mes popujve dhe shteteve”, ka thënë Thaçi. “Ne, kosovarët e dimë këtë shumë mirë prandaj edhe mbesim të përkushtuar që luftë të mos ketë më kurrë”, ka shtuar më pas ai.

11022617_847589315311429_2532100177462162404_oPor, historianët shqiptarë e kanë parë me rezervë pjesëmarrjen e Thaçit në këtë aktivitet. Ata kanë thënë se një gjë e tillë nuk u bënë nder shqiptarëve./LuginaLajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *