Tiranë: Aksioni “Dhuro libra, dhuro jetë”, grumbullon 2 mijë libra për nxënësit e Luginës, Kolegji Universitar ‘Bedër’, premton 15 bursa studentore (FOTO)

449

Krerët institucional të Komunës së Bujanocit dhe Këshillit Kombëtar Shqiptar, po marrin pjesë në natëbn finale të aksionit “Një libër më shumë për Preshevë”.

Është faqja zyrtare e Komunës së Bujanocit, ajo që ka lëshuar një njoftim për opinion, mbi nismën e fundit të studentëve të Kolegjit Universitar ‘Bedër’ nga Tirana.

“Kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, së bashku me kryetarin e KNSH-së, Shukri Ymeri dhe zv/kryetarën e KNSH-së, Ardita Sinani, morri pjesë në përfundimin e aksionit “Një libër më shumë për Preshevën. Dhuro libra, dhuro jetë”, të organizuar nga studentët e vitit të dytë master në shkencat e komunikimit pranë Universitetit Bedër në Tiranë.

Vlenë të theksohet se gjatë këtij aksioni janë mbledhur më shumë se 2000 libra të cilat do t’i dhurohen shkollave në Luginë të Preshevës.

Gjatë fjalimit të tij përshëndetës, prof Ferdinand Gjanaj – Rektori i Kolegjit Universitar Beder në Tiranë, vendosi t’i ndajë 15 bursa për studentët e Luginës të cilët vendosin të studiojnë në këtë Universitet.

Kryetari Kamberi, duke faleminderuar studentët e këtij Universiteti, i ftoi për një vizitë në Bujanoc.

Pjesë e këtij organizimi dhe nisme ishte edhe Valon Gashi, gazetari nga Bujanoci, i cili punon dhe vepron në Tiranë.

Student të dashur, Faleminderit” – thuhet në njoftimin zyrtar të Komunës së Bujanocit.

Nata e sontme përmbyll ketë aksion të suksesshëm, në të cilën kanë marrë pjesë dhjetra intelektualë e politikanë nga Shqipria dhe vendet e tjera shqipëtare./Lugina-Lajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *