Tirana në Preshevë; kryetarja Ardita Sinani priti në takim zv.kryetarin e Tiranës, Andi Seferi
Gjatë ditës së enjte, Komunën e Preshevës, e kanë vizituar edhe dy zyrtarë të lartë nga Shqipria, Andi Seferi, zëvendëskryetar i bashkisë së Tiranës dhe Majlinda Bufu, kryetare e bashkisë Roskovec.
Është kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani që përmes një postimi në facebook e ka bërë të ditur vizitën e zyrtarëve nga Republika e Shqiprisë, sot në Preshevë.
“Ishte kënaqësi të mirëpres nënkryetarin e Bashkisë së Tiranës, z. Andi Seferi dhe znj. Majlinda Bufi, kryetare e Bashkisë Roskovec Shkëmbyem përvojat. Biseduam për mundësitë e realizimit të projekteve me nevoja të përbashkëta. I falenderoj për vlerësimin e tyre shumë pozitiv për organizimin tonë të “Forumit të Grave Shqiptare të Suksesshme në Rajonin Shqipfolës” – ka shkruar mes tjerash, kryetarja preshevare, Ardita Sinani.
Kujtojmë që më 8 mars, Komuna e Preshevës ishte nikoqire e Forumit të Grave Shqiptare të Suksesshme në Rajonin Shqipfolës”, ku morrën pjesë rreth 100 gra nga Lugina e Preshevës, Kosova, Maqedonia e veriut, Shqipëria dhe Mali i Zi./LUGINALAJM/