Tifozët serbë sulmojnë liderin e liberalëve, Çedomir Jovanoviq

Lideri i Partisë Liberale të Serbisë, Çedomir Jovanoviq është sulmuar me karrige nga disa tifoz, shkruajnë mediat serbe, sot

Pas incidentit që ka ndodhur të mërkurën, Jovanoviq ka thyer dritaren e një restoranti, derisa, avokati i tij Aleksandër Skecic tha se këtë e ka bërë pasi që u sulmua nga disa tifozë.

Sipas avokatit të Jovanoviq, lideri i partisë Liberale të Serbisë ishte me miqtë e tij kur pa disa persona që po brohoritnin këngë tifozësh.

Tutje, sipas avokatit gruaja e Jovanoviq ka njoftuar policinë që më pas doli në vendngjarje.

“Policia nuk veproi në mënyrë adekuate, çka e revoltoi Jovanoviç “, thotë avokati i tij për Nova.rs duke shtuar se klientin e tij një tifoz e ka gjuajtur me karrige.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *