Thirrja e fundit nga Shtëpia e Shëndetit në Bujanoc: Qytetarët të paraqiten përmes portalit ‘euprava.gov.rs’ për vaksinim

2925

Doktoresha shqiptare në Shtëpinë e Shëndetit në Bujanoc, Afërdita Mustafa, përmes portalit LUGINALAJM, ka ftuar edhe njëherë qytetarët e Komunës së Bujanocit që të paraqiten për marrjen e vaksinës antiCOVID, në formën online.

Sipas saj, tashmë Shtëpia e Shëndetit në Bujanoc, ka marrë instruksione e fundit që të interesuarit për vaksinim në Bujanoc, duhet të aplikojnë ‘online’ përmes portalit https://euprava.gov.rs/usluge/6224? ku do të regjistrohen  në formë automatike dhe me ketë rast, do të krijohen lista përmes të cilave, Shtëpia e Shëndetit, do t’i ftojë qytetarët sipas paraqitjeve.

“Ftoj edhe njëherë qytetarët e Komunës së Bujanocit, që të paraqiten për marrjen e vaksinës antiCOVID, ashtu që, të ruhemi nga koronavirusi. Forma e paraqitjes për vaksinim është ‘online’, dhe me ketë rast, i lus qytetarët që të aplikojnë përmes portalit  (linku) https://euprava.gov.rs/usluge/6224?, gjë që, do të n’a I lehtësonte edhe neve punën” – deklaroi Dr.Mustafa.

Ajo, theksoi se ‘lufta’ me koronavirusin nuk ka përfunduar dhe se duhet gjithësecili të imunizohet me vaksinë antiCOVID, ashtu që t’a mposhtin ketë virus./LUGINALAJM/

 




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *