“The Future” me aktivitete të ndryshme gjatë vikendit në Bujanoc

Organizata joqeveritare “The Future”, gjatë ditës së djeshme (e dielë), ka realizuar aktivitete të ndryshme në sheshin e qytetit në Bujanoc, ku ka vendosur edhe disa shtëpiza të vogla për shpezë.

Sipas udhëheqsve të kësaj organizate, ky aktivitet, ka për qëllim trajtimin e shpezëve dhe krijimin e një ambienti ndryshe në prag të fillim të stinës së verës.

Ndryshe, “The Future” së shpejti, do të fillon me realizimin e projektit “Pasqyra jonë”, projekt ky i cili ka të bëjë me ruajtjen dhe kultivimin e traditës së gruas shqiptare të Komunës së Bujanocit, të mbështetur nga Ministria e Kulturës dhe Informimit të Qeverisë së Serbisë./LUGINALAJM/

Leave a Reply

Your email address will not be published.