Thaçi pas takimit me Vuçiqin: Ishte takim i vështirë

1283

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka folur në një konferencë për medie me ç’rast këtë takim me Vuçiqin e ka cilësuar si takim tejet të vështirë, raporton “Zeri.info”

“Ka qenë një takim i shkurtë dhe shumë i vështirë, ndoshta më i rëndi i të gjitha takimeve që kemi zhvilluar në gjashtë vitet e fundit, por përkushtimi ynë për të ardhmen Evropiane është serioz”, theksoi Thaçi.

Ai me këtë rast ka thënë që shteti serb vazhdon ta shoh Kosovën si pjesë të veten, gjë që sipas Thaçit duhet të ndryshoj sa më parë.

“Serbia ende mendon që Kosova është pjesë e saj por ata mashtrohen rëndë. Ka qenë takim shumë i rëndë me Vuçiqin, edhe ai duhet ta kuptoj që Kosova është vend sovran. Unë ende shohë dritë në fund të tunelit edhe pse do të jetë shumë e vështirë sepse Serbia ende mendon se Kosova është e Serbisë. Duhet të punojmë që të arrijmë një marrëveshje profitabile me Serbinë. Do të shikojmë që ka qenë takim jo i lehtë, i rëndë, shumë i shkurtër dhe në ditët e ardhshme pres edhe situatë më të vështirë”, theksoi presidenti i Kosovës.

Thaçi i pyetur për arsyen se pse po e cilëson takimin si të vështirë, tha se duhet që Kosova të arrij sa më parë një marrëveshje me Serbinë që lehtëson të ardhmen e të dy vendeve.

Mes tjerash Thaçi ka paralajmëruar edhe vështirësi të tjera në raport me Serbinë.

“Duhet të arrihet një marrëveshje për dy vendet sovrane që hap perspektivë euroatlantike për Kosovën. Një marrëveshje që lehtëson të ardhmen e dy vendeve dhe popujve tanë, që sjell mirëkuptim dhe përparim për dy vendet. Pres vështirësi, pengesa dhe proces edhe më të rëndë”, ka thënë ai.

“Jemi të vetëdijshëm që duhet të arrijmë një marrëveshje të dinjitetëshme për të dy vendet. Si do të sillet Serbia është në autoritetin e tyre por sa më herët që lirohen nga ëndrrat e të kaluarës pasi që ata duhet të kuptojnë realitetin që Kosova është shtet Sovran”, tha ai./ZERI/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *