Thaçi paralajmëron se do ta përsërisë votimin në Kuvend për Specialen!

190

largea_thaqi-gjykata1418216695Kreu i PDK-së e zëvendëskryeministri Hashim Thaçi, ka thënë se Qeveria do të procedojë sërish në Kuvendin e Kosovës, ndryshimet kushtetuese që i hapin rrugë themelimit të Gjykatës Speciale.

Në deklaratën e tij para gazetarëve ai nuk ka dhënë më shumë detaje për këtë.

Thaçi ka përsëritur se deputetët që votuan kundër i bënë dëm të madh shtetit.

“Lirisht mund të them se i kanë bërë një shërbim opnonentëve të pavarësisë së Kosovës, me ose pa vetëdije”, tha Thaçi.

“Ne do të procedojmë menjëherë përsëri dhe unë dua të shpresoj me guximin dhe përkushtimin kombëtar të deputetëve që përfaqësojnë votën e popullit.”, tha Thaçi

Ai në fund nuk iu përgjigjë gazetarëve se çfarë procedura do të ndiqen.

Edhe këshilltari juridik i kryeministri Isa Mustafa, Besnik Berisha nuk e ka përjashtuar mundësin që amandamentet të cilat i hapin rrugë krijimit të Gjykatës Speciale të rikthehen në Kuvend për votim.

Ai në një prononcim për ORAinfo ka thënë se ligjerisht është e mundur që Qeveria amandametet e caktuara të cilat nuk i votohen për herë të parë t’i rikthehen përseri Kuvendit për votim.

“Edhe në të kaluarën amandamentet e caktuara të cilat nuk kanë kaluar në Kuvend, pas disa ndryshimeve të bëra në Qeveri të njëjtat i ka kthyer në Kuvend për votim”, ka thënë Berisha për ORAinfo.

Ai ka thënë se Qeveria shumë shpejt do të vendos se si do të veprojë pas dështimit të miratimit të amandamenteve për krijimin e Speciales.

“Mosvotimi i amandamenteve sapo ka ndodhur dhe ne nuk kemi pas kohë që të ulemi dhe të diskutojmë për hapat që do t’i ndërmarrim. Por nuk përjashtohet mundësia që edhe këto amandamente pasi të shqyrtohen në Qeveri, t’i rikthehen Kuvendit për t’i votuar. Gjithësisi Qeveria do të ulet dhe do të shqyurohjë gjerë e gjatë këtë process dhe do të marrë vendim se a do t’i rikthej amandametet në Kuvend për miratim, apo do t’;iI zgjedhim hapat tjerë”, ka thënë Berisha.

Pas një debati disa orësh me 75 vota për, 7 kundër dhe 2 abstenime Kuvendi nuk miratoi ndryshimin e disa amandamenteve të cilat do t’i hapnin rrugë krijimit të Gjykatës Speciale./LuginaLajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *