Thaçi: Nuk ka tërheqje të njohjeve

137

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka theksuar se nuk ka asnjë informatë zyrtare për tërheqje të njohjeve për Republikën e Kosovës.

Në një intervistë për RTK, ai ka deklaruar se propaganda dhe veprimet destruktive të Serbisë nuk ndalen, ndërsa për deklarimet e fundit të Beogradit për tërheqje të njohjes nga Gana, Thaçi tha se nuk ka asnjë informatë zyrtare për tërheqje, kurse nga institucionet e vendit është njoftuar se kjo është një deklaratë e pavërtetë e Beogradit.

Për takimin e zhvilluar sot në Paris me presidentin e  Serbisë Aleksandar Vuçiq, i ndërmjetësuar nga Presidenti i Francës Emmanuel Macron, tha se temë diskutimi në takim ishte interesimi i Macronit për vazhdimin e  dialogut mes Kosovës dhe Serbisë për një përmbyllje të njohjes reciproke mes dy vendeve dhe anëtarësimin e Kosovës në BE dhe NATO.

Siç citoi Thaçi fjalët e presidentit francez “takimi ka ndodhur mes dy vendeve që kanë pasur luftë dhe qëllimi është për të mbyllur plagët e luftës”.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *