Thaçi në Beograd; mobilizohen 4 mijë policë serbë për sigurinë e tij!

367

dacic-thaci-getty-mainMediat serbe kanë botuar në ballina lajmin ekskluziv se zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri jashtëm, Hashim Thaçi mund t’a vizitoj Beogradin në fund të muajit prill, pas vizitës së bërë të homologut të tij Ivica Daçiqi në Prishtinë, në konferencën e Ballkanit perëndimor.
Burimet e mbredshme raportojnë se BE po ndihmon organizimin e një vizitë te mundshme të Thaçit në Beograd, e cila do të ishte vizita e tijë e parë në kryeqytetin serb.
Po ashtu bëhet e ditur se kjo vizitë tashme ka sjellë kokëçarje shtetit serb i cili duhet të mobilizoj 4/000 policë për garantimin e sigurisë.
Thaçi mbetet fytyra më e urryer ne opinion serb, por burimet njoftojnë se vizita e tij do të ndihmonte shtensionimin e situatës midis Kosovës dhe Serbisë dhe do të ndihmonte vazhdimin e dialogut në Bruksel.
Ne anën tjetër, burimet pranë liderit te dikurshëm te UÇK-së konfirmojnë se Thaçi e ka konfirmuar pjesëmarrjen ne konferencë ku pritet te jenë edhe ministrat e jashtëm Poposki dhe Daçiq si dhe zyrtarë të tjerë te lartë Europian./LuginaLajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *