Tetë të vdekur dhe 339 të infektuar në 24 orët e fundit në Serbi

199

Në 24 orët e fundit në Serbi, tetë persona zyrtarisht kanë vdekur nga koronavirusi, kështu që numri i përgjithshëm i të vdekurve nga COVID-19, deri më sot ka arritur në 573 viktima.
Të vdekurit e fundit janë pesë meshkuj, të një mesatare 79 vjeçe, dhe tre femra, me një mesatare prej 81 vjetëve, tha në konferencën për shtyp, drejtoresha e institutit “Batut”, Verica Jovanoviq.
Që nga ndryshimi i fundit i situatës në Serbi, 9.436 njerëz janë testuar për koronavirus, dhe janë regjistruar 339 raste të reja.
Aktualisht 162 persona janë në respirator. Deri në orën 15:00H të 31 korrikut, në Serbi janë testuar gjithsej 668.984 persona që plotësuan kriteret për pwrcaktimin e çështjes./LuginaLajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *