Tetë persona të arrestuar në aksionin e policisë serbe në Bujanoc – akuzohen për drogë dhe armë (VIDEO)

Pjestarët e Ministrisë së Punëve të Bredshme të Serbisë, gjatë një aksioni të zhvilluar të hënën në Bujanoc, kanë arrestuar tetë persona, pjesë e një grupi kriminal, shkruajnë mediat serbe.

Të arrestuarit akuzohen për kryerjen e veprave penale të prodhimit dhe shpërndarjes së paautorizuar të narkotikëve dhe mbajtja dhe trafikimi i armëve dhe eksplozivëve.

Në ketë aksion, janë arrestuar edhe pjestarë të Ushtrisë serbe, të cilët ishin të infiltruar në grupin e kriminalizuar.

Sipas mediave serbe, pjestarët e Minitristrisë së Punëve të Brendshme, kanë arrestuar , drejtuesin e grupit L.F. (53) nga Bujanoci si dhe anëtarët e tjerë; A.N. (33), M.Zh. (37), N.P. (44) pjestar i Ushtrisë Serbe, M.J. (37), Gj.M. (36), M.P. (31) dhe M.P (31).

Në periudhën e mëhershme, gjatë një aksioni paraprak, ishin sekuestruar g 333 kilogramë marihuanë, gjë që kallëzimi penal përfshiu edhe tre anëtarë të grupit, M.G., Z.V. dhe oficeri i policisë J.B., të cilët akuzohen për të njëjtat vepra penale dhe tashmë ndodhen në paraburgim.

Të dyshuarit akuzohen për transportimin e qindra kilogramëve marihuanë nga territori i Kosovës për në Serbi, respektivisht në Bujanoc, e më pas në Nish. Ky grup, funksiononte nën direktivat e L.F, derisa drogën për shitje u delegonte anëtarëve të tjerë, që shpërndanin marihuanë nëpër vende të ndryshme të Serbisë.

Sipas policisë serbe, droga dyshohet të ketë hyrë nga Kosova në Bujanoc, përmes vendkalimeve alternative, ku më pas ajo u mbante në një depo afër Bujanocit ose Nishit, ndërsa u transportonte drejtë klientëve me ndihmën, të ushtarëve serbë dhe të një oficeri policie.

Gjithashtu, policia serbe, gjatë bastisjes, gjeti disa armë mes anëtarëve të grupit të organizuar kriminal në apartamentet që ata shfytëzonin për organizim.

Të dyshuarve, i’u është caktuar mbajtje për 48 orë, dhe më pas do të dalin para Prokurorisë së Krimeve të Organizuar, me një kallëzim penal.

Aksioni u krye nga Ministria e Brendshme, Drejtoria e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Prokurorinë për Krimin të Organizuar, Xhandarmërinë dhe oficerët e policisë të Departamentit të Policisë në Vranjë./LUGINALAJM/

Leave a Reply

Your email address will not be published.