Termet i fortë në Itali

119

Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë në orën 03:37 minuta të mëngjesit të sotëm në Italinë Veriore. Termeti ishte me magnitudë 4.8 ballë i shkallës Rihter.

Një sërë tërmetesh janë regjistruar në Scarperia dhe San Piero në provincën e Firences në Mugello.

Këtë e raporton Instituti Gjeofizik Kombëtar. Thellësia e tij ishte 9 kilometër.

Epiqendra e tërmetit u lokalizua 26 km në veri të Firences dhe 234 km në jug-lindje të Milanos. Aktualisht nuk raportohen për dëme në njerëz.

Dëme janë raportuar në disa ndërtesa në komunat e zonës. Në Borgo San Lorenzo shkollat u mbyllën.

Shkollat u mbyllën gjithashtu në Barberino del Mugello, Scarperia, Vernio, Marradi dhe Viçhio, duke përfshirë edhe çerdhet komunale.

Ndërkohë, për të lejuar kontrollet teknike në sigurinë e linjave, trafiku hekurudhor në nyjen e Firences u pezullua. Trenat me shpejtësi të lartë midis Firences dhe Bolonjës janë gjithashtu të bllokuara, përveç trafikut rajonal.

Shumë njerëz që lanë shtëpitë dhe dolën në rrugë u strehuan në makina për t’u mbrojtur nga shiu. “Tronditja me madhësi 4,5 ishte me të vërtetë e frikshme,” tha kryetari i Skarperia San Piero, Federico Ignesti.

“Tronditja ishte mjaft e gjatë, sidomos të parat, objektet në një supermarket kanë rënë përtokë,” tha Filippo Carlà Campa, kryetari i komunës së Viçhio-. Në zonë këtë vit shënohet 100 vjetori i tërmetit që shkatërroi Mugello-n në 1919″.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *