TENSIONE: Tyson Fury dhe Deontay Wilder përplasen mes vete në konferencë për media (VIDEO)

355

Tyson Fury dhe Deontay Wilder nuk kanë kaluar edhe aq mirë në konferencën e tyre të fundit para rimeçit që zhvillohet në këtë fundjavë.

Boksieri britanik dhe ai amerikan kishin një përplasje mes vete, para se të fillonin fjalimin e tyre për përballjen e dytë.

The Gypsy King e filloi i pari përplasjen, duke provokuar me fjalën ‘The Bronze Bomber’, që më pas e shtyu atë.

U dashtë të ndërhyjë stafi i të dyja palëve në mënyrë që të qetësohej situata dhe duket se do të kemi një rimeç mjaftë të zjarrtë.

Ballafaqimi mes Furyt dhe Wilderit do të zhvillohet të shtunën e 22 shkurtit në Las Vegas, derisa ky i fundit do të tentojë të mbrojë titullin WBC.

Në mediat ndërkombëtare raportohet se fituesi i rimeçit do të përballet me Anthony Joshuan, që thuhet se është i gatshëm që të heq dorë nga titulli WBA, vetëm që të përballet me njërin nga ta. /Telegrafi/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *