Të shtunën tërnocasi Shefat Isufi do të kryqëzoj “grushtet” me turkun Ata Dogan!

110

Të shtunën me fillim nga ora 20:30 në ASV HALLEN e DACHAU të Gjermanisë, boksieri nga Tërnoci, komuna e Bujanocit, 25 vjeçari Shefat Isufi do të ndeshet me turkun 39 vjeçar Ata Dogan për ta bërë të vetin titullin botëror në versionin WBCA.

1619482_10152670439997081_7404920857181885577_nShefat Isufi i cili në karieren e vet numëron gjithësej 18 ndeshje, prejt të cilave 14 i ka fitore dhe ate 10 i ka të fituara me Knockout “KO”. Ndërakq dy i ka të humbura dhe dy barzime. Ndeshjen e fundit djaloshi shqipëtar e ka zhvilluar në 18.Tetorë të vitit të kaluar kundër boksierit nga Guinea, Allou Diallo Ali të cilin e mposhti me Knockout në raundin e 2-të. Sukseset e boksierit të talentuar kanë filluar të rriten me ritme të jashtëzakonshme qe kur i riu nga Tërrnoci është marrë në menaxhim nga kompania MMR.UG – Munchen me pronar Musa Ramdanin nga Miratoci e Preshevës. Nuk ka dyshim se nesër ne Dachau, Shefati do të jetë krenaria jonë kombëtare dhe e sportit.
Suksese Shefat!

/LuginaLajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *