Të shtëna armësh para Shtëpisë së Bardhë – Shërbimi sekret tërheq presidentin Trump nga konferenca për gazetarë

285

Pjestarët e Shërbimit Sekret amerikan, kanë ndërprerë konferencën e Presidentit amerikan Donald Trump dhe e tërhoqën ate nga dhoma e konferencave, derisa gazetarëve u tha të dilnin nga salla, shkruan B92.

“Kishte një gjuajtje para Shtëpisë së Bardhë”, tha Trump, duke falënderuar Shërbimin Sekret për reagimin e shpejtë, raporton CNN.

“Ndihem shumë i sigurt me Shërbimin Sekret, ata janë njerëz fantastikë, ata bëjnë më të mirën që munden, janë shumë të trajnuar”, u tha Trump gazetarëve.

Ai shtoi se nuk ishte i sigurt se sa i afërt ishte sulmuesi, por se ai kishte besim në Shërbimin Sekret.

“Unë do të doja të falënderoja shërbimin sekret për punën e tyre gjithmonë të shpejtë dhe shumë efikase. Përkatësisht, pati një të shtënë dhe dikush u dërgua në spital”, tha Trump.

Sipas informacioneve të para, një person është dërguar në spital, por nuk dihet se në cilën gjendje është. Aktualisht.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *