Të mërkuren votohet buxheti për vitin 2022 në Bujanoc – serbët e konsiderojnë “buxhet diskriminues”, paralajmërojnë pjesëmarrje në seancë
Për të mërkuren (nesër), 29 nëntor është ftuar seanca e VIII-të me radhë e Kuvendit komunal të Bujanocit.
Si pikë e cila po pritet të nxis debat në mes përfaqësuesve të pozitës dhe opozitës, është edhe buxheti për vitin 2022, temë kjo që do të rikthej, përfaqësuesit e partive serbe në Asamblenë komunale të Bujanocit, pas një viti e gjysëm, bojkot.
Sipas Nenad Mitroviq, shef i grupi të SNS-it lokal, buxheti është diskriminues ndaj serbëve, dhe kjo është arsyeja pse ata do të jenë prezent të mërkurën në seancë.
Githashtu, të njejtën e kanë paralajmëruar edhe përfaqësuesit e listës së SPS-it në Bujanc, që numërojnë tre ulëse në Kuvendin komunal të Bujanocit.
Megjithate, buxheti për vitin 2022 është paraparë të jetë mbi 2 miliardë dinarë, duke marrë për bazë, renovimin e gjashtë shkollave tri serbe dhe tri shqiptare.
Sipas materialit të dërguara, për seancë janë planifikuar 24 pika të rendit të ditës, por rendi përfundimtar, aprovohet në fillim të seancës./LUGINALAJM/