Të mërkurën, promovohet libri: “Popullsia dhe vendbanimet shqiptare të Luginës së Preshevës-Gjendja dhe rrjedhat bashkohore”

247

dr-hivzi-islamidr-arsim-ejupi

Nëpërmjet faqes zyrtare, Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, ka paralajmëruar se libri me titull “Popullsia dhe vendbanimet shqiptare të Luginës së Preshevës-Gjendja dhe rrjedhat bashkohore”, do të promovohet të mërkurën e 18 marsit me fillim nga ora 12:00 në hapsirat e ASHAK-ut në Prishtinë.
Libri në fjalë, paraqet vendbanimet e hershme të shqiptarëve në Luginë të Preshevës, por edhe ndryshimet nga migirmet dhe ikjet masive të shqiptarëve të kësaj ane.
Autor të librit janë dy studiues nga Lugina e Preshevës, Akademik Hivzi Islami-demograf, dhe Prof.Dr.Arsim Ejupi-profesor në Fakultetin e Gjeografisë të Universitetit të Prishtinës./LuginaLajm/

11009173_950735801618113_6347517819464475153_n

11061656_950735998284760_5990018973834623488_n




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *