Të mërkuren, Presheva mbetet pa rrymë – ja ora kur do të ndalet rryma elektrike
Të mërkuren e 8 dhjetorit, Presheva do të ketë mungesë të furnizimit me rrymë të elektrike. Lajmin e ka bërë të ditur Elektro-distribucioni i Serbisë, përmes një njoftimi.
“Për shkak të punimeve në rrjet, të mërkuren (08.12.2021), në periudhën kohore prej orës 10:00h deri në orën 15:00h, do të ketë mungesë të rrymës elektrike” – thuhet në njoftim.
Ndryshe, punëtorët e Elektro-distribucionit të Serbisë, ka kohë, që në Preshevë dhe Bujanoc po përmirësojnë rrjetin përçues të rrymës./LUGINALAJM/