Të martën përfunduan “Ditët e Diasporës” në Bujanoc
Me një sërë aktivitetesh të ndryshme, “Ditët e Diasporës” u shënuan në Bujanoc.
Ndeshja në futboll ndërmjet përfaqsuesve të KF Tërnocit dhe Mërgimtarëve, aktiviteti me bicikleta “Tour de Lugina”, loja me shah, mbrëmja argëtuese, si dhe takimi i kryetarit të Bujanocit, Nagip Arifi me përfaqësues të shoqatave të mërgimtarëve, ishin aktivitete që shënuan ditët e diasporës në Bujanoc.
Artivitetet u organizuan për tre ditë rresht, duke filluar nga e diela (31) korrik, deri të marten e 2 gushtit.
“Ditët e Diasporës” për ketë vit u përmbyllën me takimin ndërmjet përfaqësuesve të FC “Kosova” dhe përfaqësuesve të Komunës së Bujanocit, ku kryetari i klubit Lulzim Maliqi i ka dhuruar dresin simbolik kryetarit të Bujanocit, Nagip Arifi.