Të martën (nesër), do të zhvillohet seanca e pestë e Asamblesë komunale të Bujanocit

864

Për ditën e martë (nesër), kryetari i Kuvendit komunal të Bujanocit, Dr.Adnan Salihu, ka ftuar seancën e pestë të Asamblesë komunale.

Për ketë mbledhje të Kuvendit të Bujanocit, janë parapa 12 pika të rendit të diutës, me mundësi, që rendi i ditës të plotësohet.

Seanca e pestë me rradhë, do të zhvillohet ditën e martë (18 shtator), me fillim prej orës 10:00h në sallën e Kuvendit komunal të Bujanocit.

Në vazhdim ju sjellim pikat e rendit të ditës:

  1. Propozim Vendimi mbi ndërprerjen e mandatit të këshilltarit;
  2. Propozim Vendimi mbi verifikimin e mandatit të këshilltarit;
  3. Raporti mbi realizimin e të hyrave dhe shpenzimeve të Komunës së Bujanocit për periudhën prej 01.01 – 30.06.2018;
  4. Propozim Vendimi për rregullimin komunal të Komunës së Bujanocit;
  5. Propozim Vendimi për konvertimin e kërkesës së Komunës së Bujanocit në investim të përhershëm në kapitalin e SH.A “Simpo” Vranjë;
  6. Raporti i punës i NP “Komunalia” Bujanoc për vitin 2017;
  7. Propozim Vendimi mbi ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit mbi themelimin e Bashkësive lokale;
  8. Propozim Aktvendimi mbi ndryshimin e Aktvendimit mbi emërimin e komisionit për zgjedhje dhe emërime;
  9. Propozim Vendimi mbi ndryshimin dhe plotësimin e Vendmit mbi rrjetin e Shkollave fillore në teritorin e Komunës së Bujanocit;
  10. Propozim Aktvendimin mbi ndryshimin e aktvendimit mbi emërimin e anëtarëve të këshillit të shkollës në SH.F ”Bora Stankoviq” Klenik;
  11. Propozim Aktvendimin mbi ndryshimin e aktvendimit mbi emërimin e anëtarëve të këshillit të shkollës në SH.M ”Sveti Sava” Bujanoc;
  12. Pyetje të këshilltarëve.

/Lugina-Lajm/

 

 




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *