Të marten në mëngjes, Bujanoci pa ujë dhe rrymë – ja çfarë thuhet në njoftimin e NP “Komunalisë”

Mëngjesi i ditës së martë, Bujanocin përsëri do ta gjejë pa furnizim me ujë të pijshëm dhe rrymë elektrike.

Lajmi e ka komfirmuar NP “Komunalia” nëpërmjet një postimi në facebook, ku thuhet:

“Për shkak të ndërprerjes së rrimës Elektrike në Komunën e Bujanocit, më 28.09.2021 nuk dot të ketë ujë të pijshëm prej orës 9.00 deri në orën 10.00 të mëngjesit, ju faleminderit për mirkuptim nga stafi i Ndërmarrjes NP Komunalia” – thuhet në njoftomin e Ndërmarrjes Publike “Komunalia” në Bujanoc.

Megjithate, ditëve të fundit shpeshherë ka patur mungesë të furnizimin me ujë të pijshëm në Bujanoc, si rezultat i punimeve në rrjetin elektrik dhe amortizimit të gypave përçues./LUGINALAJM/

Leave a Reply

Your email address will not be published.