Në Bujanoc te henen takohen Besa Shahini dhe homologu i saj serb Mlladen Sharçeviq

785

Të hënën e 6 majit në Bujanoc, do të takohen ministrja e Arsimit, Rinisë dhe Sportit nga Republika e Shqiprisë, Besa Shahini me homologun e saj nga Republika e Serbisë, Mlladen Sharçeviq.

Takimi i oarë I këtij formati i dy ministrave nga Shqipria dhe Serbia, do të zhvillohet në paralelen e Fakultetit Ekonomik në Bujanoc, ndërsa si temë e veçantë e takimit, do të jenë përafrimi i karikulave të teksteve shkollore për nxënësit shqiptarë nga Lugina e Preshevës.

Kujtojmë se, javë më parë kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa, pati takuar ndaras dy ministrat e dy qeverive në Beograd dhe Tiranë, për senzibilizimin e problemeve me teskte shkollore të nxënësve shqiptarë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Megjithate, dy zyrtarët qeveritar nga Beogradi dhe Tirana, do të vizitojnë shkollën fillore “Desanka Maksimoviq” në Bilaç./LuginaLajm/