Të hënën në Bujanoc, janë regjistruar edhe 3 raste pozitive me koronavirus

Përkundër që në Bujanoc, ka disa javë që kur ka filluar imunizmi i popullatës me vaksinat antiCOVID, infektimi i qytetarëve me koronavirus, po vazhdon edhe më tej në ketë komunë që shtrihet në Luginën e Preshevës.

Sipas raportit të fundit të Shëtpisë së Shëndetit në Bujanoc, të hënën (1 shkurt), në Bujanoc, janë zhvilluar 22 teste antigjene, prej të cilave, 3 persona, kanë rezultuar pozitivë në COVID-19.

Gjithashtu, në ketë raport, janë të evidentuar edhe kontrollet e pacientëve, ku brenda ditës së hënë, janë realizuar 53 kontrolle tek të rriturit dhe 3 kontrolle tek fëmijët./LUGINALAJM/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.