Të hënën fillon gjysmëvjetori i dytë – kjo do të jetë forma e mësimdhënies në sh.m. “Sezai Surroi” në Bujanoc
Përmes një postimi në faqen zyrtare, shkolla e mesme “Sezai Surroi” ka njoftuar se nga 24 janari (e hënë), do të fillojë mësimi për gjysmëvjetorin e dytë, e që do të jetë në formën e përzier.
Sipas këtij njoftimi, nga 24. 01. 2022 gjysma e paraleles, d.m.th. grupi i parë, mësimin e mbajnë në shkollë, ndërsa gjysma tjetër mësimin e mbajnë onlajn. Javën tjetër grupi i dytë mësimin e mbajnë në shkollë, ndërsa grupi i parë mësimin e mbajnë onlajn, ndërsa profesorët në të njëjtën ditë njësinë mësimore nxënësve ia përcjellin përmes platformës Google Classroom.
“Të gjithë nxënësit e përcjellin mësimin në shkollë dhe atë: para dite vitet e para dhe të katërta si dhe 3-8, ndërsa pas dite ata të vitit të dytë dhe të tretë” – thuhet mes tjerash në njoftimin e publikuar nga shkolla e mesme “Sezai Surroi”.
Më poshtë e gjeni të plotë njoftimin e sh.m. “Sezai Surroi” në Bujanoc:
Të dashur nxënës, të nderuar profesorë!
Më 24. 01. 2022 (e hënë), fillojmë mësimin në gjysmëvjetorin e dytë. Jemi munduar t`i përmirësojmë kushtet e punës për mësim sa më cilësor. Dje, ka filluar realizimi i projektit të instalimit të rrjetit të internetit më të avancuar.
Në bazë të vendimit të Ekipit për përcjelljen dhe aplikimin e masave preventive në punën në shkolla, në mbledhjen e mbajtur, më 19.01.2022, mori vendim që në shkolla të mesme të punohet në bazë të modelit të dytë, mësimit të kombinuar.
Pra, nga 24. 01. 2022 gjysma e paraleles, d.m.th. grupi i parë, mësimin e mbajnë në shkollë, ndërsa gjysma tjetër mësimin e mbajnë onlajn. Javën tjetër grupi i dytë mësimin e mbajnë në shkollë, ndërsa grupi i parë mësimin e mbajnë onlajn.
Arsimtarët në të njëjtën ditë njësinë mësimore nxënësve ia përcjellin përmes platformës Google Classroom.
Të gjithë nxënësit e përcjellin mësimin në shkollë dhe atë: para dite vitet e para dhe të katërta si dhe 3-8, ndërsa pas dite ata të vitit të dytë dhe të tretë.
Ndërrimi i parë realizohet në intervalin 07:00 – 11:55, ndërsa ndërrimi i dytë 12:00 – 15:45. Ndërrimi i tretë shfrytëzohet për mbajtjen e mësimit nga nxënësit e shkollës fillore “Branko Radiçeviq”, derisa të përfundojë renovimi i kësaj shkolle.
Kërkojmë nga të gjithë që t`i respektojnë rregullat për mbrojtje nga “virusi COVID-19”, pra të bartim maskën, të ruajmë distancën dhe të përdorim mjetet dezinfektuese të nevojshme. Shëndeti mbi të gjitha.
Drejtoria e shkollës të gjithë nxënësve dhe personelit të shkollës ju dëshiron punë të mbarë, shëndet dhe shumë suksese në mësim!
Nga drejtoria e shkollës
Shkolla e mesme Sezai Surroi – Bujanoc