Të enjten e 8 gushtit, në Bujanoc, do të promovohet libri “Monografia e Tërnocit” me autor Emrullah Lutfiu

170

Në sallën e vogël të shtëpisë së kulturës në Bujanoc, të enjten më datë 8 gusht, me fillim prej orës 12:00h, do të bëhet promovimi i librit “Monografia e Tërnocit” – Një rrjedhojë e historisë së fshatit më të madh shqiptar, me autor Emrullah Lutfiu.

Sipas autorit, “Monografia e Tërnocit”, ka marrë disa vite rresht punë, ku dashuria për vendlindjen, ka qenë shtysa kryesore, që të punohet për një libër që lirisht mund t’i thuhet enciklopedi në vete, ku janë paraqitur dokumentet tejet të rëndësishme, toponimet, fiset , kultura, struktura gjerografike, pjesa e historisë nga Perandoria Osmane e deri më sot, fotografi dhe shumëçka tjetër,  që për lexuesit shqiptarë ka qenë e pamundur t’i servohen deri më tani.

Ky libër i autorit tërnocas Emrullah Lutfiu, është libri i tij i dytë, kur vite më parë, publicisti Lutfiu, kishte promovuar librin “Lugina e Preshevës – Mburojë e shqiptarisë”, dedikuar luftës së UÇPMB-së./LuginaLajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *