Të dhënat e fundit për gjendjen në vendkalimet kufitare

128

Pika kufitare Merdare, e cila bën lidhjen mes Kosovës dhe Serbisë vazhdon të jetë më e ngarkuara nga kolonat.

Sipas të dhënave të fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar të publikuar në ora 9:20, në Merdare tashmë kolonat kanë arritur deri në 500 metra.

Dalja nga Kosova përmes kësaj pike kufitare mund të zgjas deri në dy orë, kurse hyrja duke shfrytëzuar këtë pikë mund të bëhet për 20 minuta, transmeton Telegrafi.

Në vendkalimet tjera kufitare nuk ka ndonjë kolonë të gjatë, dalja dhe hyrja mund të bëhet tre deri në pesë minuta.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, njofton shoferët se të gjitha rrugët që shpijnë në vendkalimet kufitare janë të kalueshme. /Telegrafi/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *