Talenti i futbollit nga Presheva Arbër Saqipi e ardhmja e ekipit Zvicerian Grasshpoer

150

18-të vjeçari nga Presheva Arbër Saqipi , pas nënshkrimit të kontratës profesionale me ekipin Grassshoper, tashmë është bërë lider i kësaj skuadre, duke bërë që për të, të interesohen shumë skuadra evropiane. Arbëri që në moshën 6 vjeçare u inkuadrua në Grasshoper , tashmë me talentin e tij po mahnitë menaxherët e futbollit Evropian. RTV Presheva para disa viteve kishte raportuar për talentin nga Presheva Arbër Saqipi I cili nga ekspertët e futbollit zvicerian cilësohet si njëri ndër talentët më me perspektivë.18 vjeçari nga Presheva që jeton në Cyrih të Zvicrës ka vazhduar impenjimet e tij për futbollin duke dëshmuar çdo ditë e më shumë talentin e tij. Ai që në fëmijëri ishte në shkollën akademike të Grasopersit , dhe pas nënshkrimit të kontratës profesionale , është bërë lider i padiskutueshëm në ekipin Zvicerian. Talenti i tij por dhe përgatitja fizike kanë bërë që Arbëri të jetë në qendër të vëmendjes. Arbëri luan në pozicionin sulmues krahu, ndërsa të veçantë e bënë shpejtësia e jashtëzakonshme dhe kontrolli mbi topin duke qenë i papërmbajtshëm për kundërshtarët. Arbëri në këtë rrugëtim, mbështetjen kryesore e ka nga prindërit, ndërsa i ka qëndruar deri më tani besnik edhe ekipit Grasshopers ku dhe nisi karrierën e tij. Arbëri tani është në skuadrën U21, ndërsa shumë shpejt do ta shohim edhe në ekipin e parë. Por tani ai vazhdon të jetë në vëzhgimin agjendëve futbollistik . Arbëri për veç mbështetjes së familjes, një përkrahje të madhe e ka edhe nga yjet e kombëtares helvetike . Arbri me këto ritme që po ecën pritet që të jetë ikona e futbollit shqiptar./LuginaLajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *