Takohen PD vs PVD – po tentohet krijimi i shumicës shqiptare në Bujanoc

750

Me fillim prej orës 10:00h në selinë e Partisë Demokratike në Bujanoc, janë takuar përfaqësuesit e Partisë për Veprim Demokratik me ata të Partisë Demokratike mbi mundësinë e krijimit të qeverisjes së ardhshme lokale.

“Në takimin me perfaqesues të PVD-se rreth krijimit te koalicionit u dakorduam qe te formojme nje shumice shqiptare. Gjithashtu gjate takimit PVD ka pranuar qe kryetari i komunes i takon Partise Demokratike, respektivisht Nagip Arifit, kurse per postet tjera do te vendoset ne baze te forces politike ne kuvend, dhe se nuk ka vija te kuqe per asnje parti, qofshin shqiptare, serbe apo rome” – ka deklaruar Sali Salihi nga Partia Demokratike.

Ndërsa kryetari i Degës së PVD-së në Bujanoc, Dr.Burhan Halili, ka deklaruar që takimi ka qenë tejet përmbajtësor.

“Takimi i parë ka qenë tejet konstruktiv, ku u dakorduam që të rrespektohet forca politike në Kuvendin komunal, me mundësi krijimi i shumicës shqiptare” – tha shkurtimisht, Halili.

Megjithate, Partia Demokratike, ka zhvilluar edhe takim konsultativ edhe me Lëvizjen për Progres Demokratik, ndërsa Alternativa për Ndryshim, përmes një shkrese të dërguar Partisë Demokratike, e ka njoftuar se mbështesin krijimin e shumicës shqiptare./LuginaLajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *