Takohen Ambasadori amerikan Philip Kossnet dhe fituesi i zgjedhjeve Albin Kurti – ja çfarë deklarojnë pas takimit

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është shprehur i bindur për formimin e shpejtë të qeverisë së re dhe thellim të marrëdhënieve bilaterale me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, thuhet në një njoftim të VV-së për takimin me ambasadorin amerikan Philip Kosnett, dy ditë pasi VV-ja fitoi bindshëm në zgjedhjet parlamentare.

“Ambasadori, z. Kosnett uroi kryetarin Kurti për fitoren në këto zgjedhje duke i dëshiruar sukses të mëtejmë. Ai uroi që nga ky proces sa më parë të kemi një qeveri e parlament funksional. Kryetari Kurti e falënderoi për urimin dhe vizitën, dhe ndau bindjen që shumë shpejt do ta kemi qeverinë e re, dhe mundësinë për të bashkëpunuar për projekte konkrete që ndihmojnë shtetndërtimin demokratik, zhvillimin ekonomik të vendit tonë dhe thellimin e marrëdhënieve bilaterale midis dy shteteve tona”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, pas takimit me Kurtin, Kosnetti ka shfrytëzuar rrjetin social, Twitter, për të kërkuar formimin sa më të shpejtë të qeverisë së re.

“Pata kënaqësinë ta takoj Albin Kurtin për t’ia uruar Lëvizjes Vetëvendosje fitoren dhe për të diskutuar për rrugën e Kosovës përpara. U bëjmë thirrje palëve të punojnë shpejt për të formuar një qeveri dhe Kuvend që u shërben të gjithë qytetarëve dhe që adresojnë të gjitha sfidat urgjente”, ka shkruar Kosnetti në Twitter.

Leave a Reply

Your email address will not be published.