Takimin me deputetët kosovarë e cilëson si fitore ndaj opozitës, por Shqiprim Arifi po harron që nuk u ftua për vizitë zyrtare në SHBA në kohën kur po vendoset fati i Luginës (FOTO)

521

Ndonëse po krenohet me takimin e sotëm të realizuar në Preshevë me deputetët kosovarë, kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, po harron që ai edhepse është në pushtet, skajshmërisht u injorua nga administrata e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me mosftesë për vizitë në tre institucionet më të randësishme – Departamenti i Shtetit, Kongresi dhe Senati amerikan, në kohën kur po vendoset çështja shqiptare e Luginës së Preshevës.

Me t’u realizuar takimi ndërmjet kryetarit Shqipirim Arifit dhe gjashtë deputetëve kosovarë, në disa media të afërta me pushtetin po trumbetohet se “Delegacioni i Kosovës injoroi opozitën preshevare”. Në faktë, nuk është ashtu. Me që, delegacioni kosovarë gjatë ditës së djeshme, ka takuar kryetarin e Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, i cili njëkohësiht është edhe kryetar i Partisë për Veprim Demokratik, dhe është reprezentuese i parë i partisë më të madhe në Luginë të Preshevë, asaj të Partisë për Veprim Demokratik.

Ndryshe, delegacioni kosovarë, takimin e parë të zhvilluar në Luginë të Preshevës, kanë e kanë zhvilluar me strukturat e PVD-së në degën e Medvegjës, e që janë në koalicion qeverisës në atë komunë.

Kujtojmë se, edhepse shumë i zëshëm që ai është lideri shqiptar i Luginës së Preshevës, Shqiprim Arifi nuk u ftua për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, derisa Partia për Veprim Demokratik, u reprezentua nga kryetari Shaip Kamberi dhe nënkryetarja Ardita Sinani, ndërsa Partia Demokratike Shqiptare, u reprezentua nga kryetari, Ragmi Mustafa.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *