Takimi Mustafa – Zemaj: “Biseduam për mundësitë e ngritjes së kapaciteteve të infrastrukturës së nevojshme për mbrojtje shëndetësore sekondare në Luginën e Preshevës”

159

Ministri i Shëndetësisë në Qeverinë e Kosovës, Armend Zemaj, sot po viziton Luginën e Preshevës.
Sipas agjendës, Zemaj në takimin e parë u prit nga kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa, me të cilin bashkëbisedoi për gjendjen aktuale me pandeminë COVID-19 në vendbanimet e Luginës së Preshevës.
“Gjatë takimit bashkëbiseduam për situatën epidemiologjike në Luginën e Preshevës, nevojën për shërbime shëndetësore në kohë të pandemisë me Covid-19 dhe mundësitë për ngritjen e kapaciteteve e infrastrukturës së nevojshme për mbrojtje shëndetësore sekondare.
Gjithashtu, diskutuam për trajtimin e pacientëve nga Lugina në institucionet e shëndetësore të Kosovës dhe krijimin e mundësisë së avancimit të mjekëve të Luginës me shkollim specialistik” – ka deklaruar kryetari Mustafa përmes një shkrimi në facebook.
Ndërkaq, ministri i shëndetësisë kosovare, Aremnd Zemaj, ka deklaruar se u informova për nevojat reale të qytetarëve të komunave të Luginës. Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Shëndetësis, do të përgjigjet pozitivisht si me përkrahje për përballjen anti Covid, ashtu edhe me përkrahje për specializime për mjekët e Luginës.
Pas takimit me kryetarit Mustafa, Ministri Zemaj do të takoj edhe kryetarin e Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi./LuginaLajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *