Takimi Mustafa-Vuçiq më 23 qershor në Bruksel!

337

mustafa_aleksanderMë 23 qershor vijon dialogu Prishtinë-Beograd, ku pritet të takohen në Bruksel kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Sipas disa burimeve jozyrtare të Danas, Beogradi dhe Prishtina tashmë janë marrë vesh për nivelin teknik për bisedimet sa i përket telekomunikacionit dhe energjetikës, gjithashtu një çëshje për diskutim në këtë takim do të jetë dhe asociacioni i komunave serbe në Kosovë.

Ndërkohë mësohet se Kosovës do ti jepet një kod i ri ndërkombëtar telefonik. Ndërsa kryeministri i Kosovës, IsaMustafa është shprehur se po vonohen bisedimet, po vonohet implementimi i marrëveshjeve të arritura, dhe po ashtu Serbia po rihapë temat për të cilat janë arritur marrëveshje si telekomunikacioni dhe energjetika./LuginaLajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *