Takimi Arifi – Zamaj: “Kosova do ti trajtojë edhe qytetarët e Luginës së Preshevës, por keni besim në institucionet e shëndetësisë në rajonin tuaj” (VIDEO)

346

Pas takimit me kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ministri i Shëndetësisë në Qeverinë e Kosovës, është takuar me kryetarin e Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi.
Në takimin ndërmjet Arifit dhe Zemjat, u bisedua për gjendjen faktike në ballafaqim me pandeminë COVID-19 në Komunën e Bujanocit, ku kryetari i Bujanocit, njëherit i Shtabit për Situata të Jashtëzakonshme, e ka njoftua për së afërmi ministrin kosovar, për situatën e fundit në përballje të pandemisë.
“E njoftova ministrin kosovar për situatë e fundit të shkaktuar nga COVID-19 në komunën tonë. Ministri na premtoi ndihmë në përballje të kësaj lufte të sikur qeveritë e mëparshme” – deklaroi pas takimit Nagip Arifi, kryetar i Bujanocit.
Tutje, Arifi, shtoi se ekziston një breng për të gjithë. Mosrrespektimi i masave, dhe vetëdijsimi i qytetarëve është e vetmja mundësi të ballafaqohemi me COVID-19.
“Ministri na premtoi rritjen e numrit të studentëve nga Bujanoci për regjistrim në Fakultetin e Mjekësisë dhe ndarjen e specializimeve për mjekët tanë” – tha Arifi.
Nga ana tjetër ministri Zemaj, deklaroi se u infermua nga kryetari Arifi për gjendjen e qytetarëve të Komunës së Bujanocit në luftë me koronavirusin, veçmas atyre shqiptar, dhe se kërkoi që shqiptarët e Luginës të kenë besim në institucionet shëndetësore rajonale në Serbi.
Ministri Zemaj, gjithashtu premtoi që Qeveria e Kosovës, do ti dal në ndihmë shqiptarëve të Luginës së Preshevës me ndihma në luftë kundër COVID-19, dhe se në një ardhme të afërt mund të ndërtoj një spital për trajtim sekondar në Bujanoc.
“Qeveria e Kosovës do të ofrojë ndihmë materiale për shqiptarët e Luginës së Preshevës” – tha Zemaj.
I pyetur nga portali ynë, se a kanë mundësi që qytetarët e Luginës së Preshevës, që nuk posedojnë dokumente kosovare, të trajtohen nëpër spitalet e Kosovës?!, ministri Zemaj u përgjigj: “Jo vetëm nga Lugina e Preshevës, por ne kemi një vendim ndërinstitucional që do ti trajtojmë të gjithë pacientë nga cili do pjesë vijnë ata, veçmas ata shqiptarë”, tha Zemaj.
Pas takimit me kryetarin Arifi, ministri Zemaj vizitoi Shtëpinë e Shëndetit në Bujanoc./LuginaLajm/

Konferencë për media e kryetarit Nagip Arifi dhe ministrit të shëndetësisë së Kosovës, Armend Zemaj

Publicerat av LuginaLajm.com Lördag 8 augusti 2020



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *