Taipi: Furnizimi me ujë të pijshëm në Bujanoc, fillon rreth orës 16:00h

145

Për shkak të një havarie në rrjetin e ujësjellësit, qyteti i Bujanoci, ka mbetë pa ujë të pijshëm.
Sipas drejtorit teknik të NP “Komunalisë”, Ilir Taipi, furnizimi me ujë të pijshëm, duhet të fillojë rreth orës 16:00h.
“Kemi një shpërthim në gypin e ujësjellësit në rrugën ‘Krala Milutina’, përballë tregut të gjelbërt. Punëtorët tanë, janë në vendëngjarje, ndërsa furnizimi me ujë të pijshëm pritet të fillojë rreth orës 16:00h” – tha Taipi.
Ai, gjithashtu spjegoi se, shpërthimi I gypit është tejet I madh, dhe se punëtorët e “Komunalisë”, po punojnë me të gjitha kapacitetet, që të normalizohet furnizimi me ujë të pijshëm./LuginaLajm/





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *