Sulmohet sërish policia në veri, nuk ka të lënduar 

Policia e Kosovës është sulmuar sërish në veri, konkretisht në fshatin Zubin Potok.

Kështu ka raportuar Klankosova.tv ku sipas burimeve sulmi ka ndodhur pas orës 08:00.

Cak i sulmit sërish ishin policët e Kosovës, por që të njëjtit i shpëtoi vetura e blinduar.

Kujtojmë që tash e disa herë policët janë sulmuar në zonën ndërmjet Zubin Potokut dhe pikës kufitare me Serbinë, në Bërnjak, teksa ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i pati quajtur këto sulme si akte terroriste.

Leave a Reply

Your email address will not be published.