Sulmohet me vezë kryetari i Kamenicës Qëndron Kastrati (Video)

125

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, është sulmuar me vezë nga qytetarët e fshatit Hodonoc.

Kastrati vet ka thënë se një grup i vogël i qytetarëve kishte penguar diskutimet në këtë fshat.

“I vetëdijshëm që qytetarët nuk janë ende mjaftueshëm të informuar, reagimet janë shumë të kuptueshme. Sot ishim ne Karaqevë të Poshtme dhe në Hodonoc për të vazhduar me diskutimet për Reformën. Në Karaqevë të Poshtmë debati ishte i dobishëm për të gjithë pjesëmarrësit. Argumentet e secilit janë shumë të vlefshme për ne. Fatkeqësisht në Hodonoc një grup i vogël i njerëzve na pengoi që të diskutojmë me prindërit e nxënësve dhe banorët e fshatit. Po e them fatkeqësisht sepse shumica e pjesëmarrësve ishin të interesuar për diskutime dhe debat të hapur. Gjithashtu, më vjen shumë keq që kishin keqpërdorur fëmijët për të bërë zhurme dhe pastaj për të gjuajtur me vezë veturën në të cilën isha unë. Do t’i shkojmë deri në fund hulumtimit të organizatorëve që janë në gjendje të keqpërdorin fëmijët për interesa të tyre”, ka shkruar ai në Facebook.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *