Sulmohen tifozët kosovarë në Plzen – Ultrasit çekë marrin përgjegjësinë për sulmet ndaj tifozëve të Kosovës (FOTO)

57

Janë sulmuar tifozët kosovarë në rrugët e Plzenit pak orë para nisjes së ndeshjes mes Kosovës e Çekisë.

Koha.netsjell fotografitë e njërit prej të lënduarve nga sulmi i tifozëve çekë.

Policia menjëherë ka arrestuar sulmuesit.

Por, duke publikuar fotografi e video në rrjete sociale, grupet ultrase të tifozëve të Brnos dhe Plzenit kanë marrë përgjegjësinë për sulmet ndaj tifozëve të Kosovës.

Uebfaqja “hooligans.cz” ka shkruar se ultrasët e Brnos dhe Plzenit kanë sulmuar tifozët e Kosovës dhe menjëherë ka ndërhyrë policia çeke.

Kjo faqe, në Facebook ka postuar fotografi të disa tifozëve të maskuar që bartnin flamujt serbë e çekë dhe me shkrimin “Nuk dorëzohet” mbi hartën e Kosovës.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *