Stolteberg: Intervenimi i NATO-s ishte i domosdoshëm për Kosovën dhe sigurinë e qytetarëve

133

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se i kupton kujtimet e Serbisë që janë ende të dhimbshme për shkak të bombardimeve të NATO-s në vitin 1999 dhe për shkak të civilëve që kanë humbur jetën si pasojë e këtyre bombardimeve mirëpo, ai ka thënë se ajo çfarë ka bërë NATO-ja në atë kohë, ka qenë e domosdoshme për Kosovën dhe për të garantuar sigurinë e të gjithë banorëve në Kosovë, përfshirë këtu edhe serbët e Kosovës.

“Nuk bëj gabime, sigurisht që gjithnjë u përpoqëm të nxjerrim mësime nga e kaluara, nga misionet dhe operacionet tona”, tha Stoltenberg në një intervistë me Radiotelevalin Publik të Çekisë me rastin e 70-vjetorit të themelimit të NATO, transmeton lajmi.net.

I pyetur për gabimet e bëra nga aleatët perëndimorë gjatë shtatë dekadave të kaluara të ekzistencës së Paktit, për shembull, bombardimet e Serbisë që po sfidohen ende, Stoltenberg tha se kur bëhet fjalë për Ballkanin, NATO-ja duhet të ndihmojë për t’i dhënë fund dy luftërat.

“Lufta e parë në Bosnjë e Hercegovinë, ku ne ishim dëshmitarë të mizorive dhe masakrës së Srebrenicës, dhe pastaj pamë dhunë kundër civilëve në Kosovë. Për të ndihmuar në përfundimin e kësaj dhune dhe vrasjen e civilëve, që nga atëherë NATO-ja ka qenë në Kosovë dhe po ndihmon për të garantuar sigurinë dhe mbrojtjen e të gjithë banorëve, duke përfshirë serbët”, deklaroi Stoltenberg.

Duke folur për fëmijërinë në Beograd, Jens Stoltenberg tha se kishte marrëdhënie të ngushta me Serbinë dhe të gjithë ish-Jugosllavinë dhe se të gjitha kujtimet e mira dhe miqtë e lidhin atë me Serbinë dhe se sipas tij, kjo është arsyeja pse ai disa herë ka vizituar shtetin serb.

“Gjatë bombardimeve, më kujtohet, kam biseduar me miqtë e mi që jetuan në Beograd dhe në pjesë të tjera të Serbisë. Mendoj se është e rëndësishme të zbulojmë drejtpërdrejt nga njerëzit e prekur nga kjo dhe të dëgjojmë se çfarë mendojnë ata dhe kjo nuk ishte e lehtë”, tha ai, transmeton më tutje lajmi.net.

“Unë e kuptoj se kujtimet e operacionit të NATO-s në Serbi në vitin 1999 janë akoma të dhimbshme, por duhet të kemi parasysh se qëllimi i pranisë së NATO-s ishte mbrojtja e jetës dhe parandalimi i dhunës kundër popullatës civile. Ajo ishte një tragjedi dhe kam shprehur ngushëllime për të gjithë ata që kanë humbur më të afërmi në të dy anët e konfliktit”, tha Stoltenberg.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *