Stankoviq shpërndan çanta dhe mjete shkollore për nxënësit e klasave të para

206

Kryetari i Trupit Koordinues për Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë, Zoran Stankoviq, ka shpërndarë çanta dhe mjete shkollore për nxënësit e klasave të para.

Stankoviq së bashku me përfaqësuesit e OSBE-së në Beograd, vizitoi shkollën fillore në Levosojë dhe ate  “Ali Bektashi”në Nesalcë të komunës së Bujanocit të cilët e kishin organizuar pritje për ‘mysafirët’ në fjalë.

Kryetari Stankoviq, falënderoi përfaqësuesit e shkollave për mikpritjen duke i uruar shëndet dhe një vit të suksesshëm shkollorë.

Trupi Koordinues për vitin shkollorë 2017/2018ka siguruar çanta dhe mjete shkollore për 847 nxënës të klasës së parë në komunat Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë./Lugina-Lajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *