Stankoviq: “Qëndrimet radikale të Musliut, nuk sjellin integrimin dhe përparimin e shqiptarëve!”

134

Web-portali presheva.com, shkruan që, kryetari i Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë Zoran Stankoviq ka dejkaruar se kryetari i Kuvendit komunal në Bujanoc, Jonuz Musliu mashtrohet nëse mendon se me qëndrimet e tij radikale mund të “kontriboj në integrimin e shqiptarëve dhe pëparaimin e popullatës në këto tre komuna”.
Gjithnjë sipas presheva.com “Përmendja e referendumit, të ashtuquajturve veteranëve të UçPMB-së, një terror të imagjinuar ndaj shqiptarëve janë retorikë e paparanueshme për dikë që duhet të jetë lidhje ndërmjet popullatës shqiptare ngakëto rajone dhe organeve shtetërore që duhet ti zgjidhin problemet ekzistuese” ka thënë Stankoviq, shkruan presheva.com, transmeton LuginaLajm.
Stankoviq ka thënë para së gjithash se Jonuz Musliu ende nuk është zgjedhur si kryetar i Këshillit Nacional të Shqiptarëve.
Gjithashtu në përputhje me sjelljet e tij të deritanishme politike është edhe kjo deklarata etij dhe kjo nuk është asgjë e re.
“Risi është ajo që së shpejti ai mund të zgjidhet kryetar i Këshillit Nacional të Shqiptarëve dhe duhet të jetë i vetëdijshëm se kjo ka të bëjë me rrespektimin e ligjit të këti vendi ka thënë Stankoviq”, shkruan presheva.com.
Sipas fjalëve të tij, zgjedhja si kryetar e Musliut do të thotë se ai bëhet pjesë e aparatit shtetërorë të Serbisë, pasi ndër të tjerash, KNSH financohet nga buxheti i qytetarëve të Serbisë, dhe ai që është në krye të saj e drejton atë në bazë të ligjeve për Këshillat Nacionale të pakicave.
“Po e përsërisë me mijëra herë – Kushtetuta dhe ligjet e këti shteti duhet të rrespektohen, dhe Musliu mashtrohet nëse mendon se qëndrimet e tij mund ti sjellin integrimin e Shqiptarëve dhe përparimin e popullatës në tri komunat” ka deklaruar Zoran Stankoviq, kryetar i TK-së./LuginaLajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Regjistrohu në Fakultetin Ekonomik – Bujanoc

Shiko videon