Stafi mjekësor në Bujanoc pa rrobe mbrojtëse – Dr.Bejta kërkon ndihmën e qytetarëve

1091

Mjeku shqiptar në Emergjencën e Bujanocit, Dr.Bejtulla Ajeti, nëpërmjet një postimi në facebook, ka kërkuar nga të gjithë vullnetmirët, që posedojnë kombilezone, të njohura si veshje për spërkatje në bujqësi, dorëza dhe maska, sipas mundësive, t’i sjellin në shtëpinë e shëndetit në Bujanoc, me që ekipi i emergjencës ka mungesë të tyre.
Dr.Bejta, ka shkruar se, kjo është detyrë e qeverisë, por për momentin nga qeveria nuk ka ndonjë mundësi që shtëpia e shëndetit të paiset me këto masa mbrojtëse.
“Në këto rrethana të krijuara nga pandemia Covid 19, çdo ndihmë nga ju do ishte një ndihmë e madhe për gjithë banorët e Komunës sonë e më gjerë” – ka shkruar Dr.Bejtulla Ajeti, mjek shqiptar në Emergjencën e Bujanocit./LuginaLajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *