Sot votimi në Parlamentin Evropian, Von der Leyen: Mbështes hapjen e negociatave me Shqipërinë

189

Ursula von der Leyen i ka dhënë përgjigje pozitive një prej kërkesave të grupit S&D, për hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Sipas televizionit maqedonas ‘Telma’, Von der Leyen është shprehur se si kryetare e Komisionit Evropian do të mbështesë hapjen e negociatave për dy shtetet ballkanike.

Aktualisht në Parlamentin Evropian po zhvillohet diskutimi për kandidaturën e Ursula von der Leyen. Ajo nuk ka konkurrentë në synimin për t’u emëruar në krye të institucionit të rëndësishëm të BE-së.

374 vota i duhet gjermanes për të pasuar Jean-Claude Juncker në krye të KE-së./Top Channel/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *