Sonte rikthehet në ring Florian Marku, synon mbrojtjen e titullit të kampionit në IBF
Florian Marku do të ngjitet sonte (e shtunë) në ring, për të mbrojtur titullin e kampionit në IBF, shkruan Zeri.info.
Boksieri shqiptar për kundërshtar sonte e ka boksierin nga Franca, Jorick Luisetto.
Meçi mes Markut e Luisettos do të zhvillohet në ”SSE Arena”, në Wembley të Londrës.
Marku vazhdon të jetë i pamposhtur në boksin profesionist, me bilanc prej nëntë fitoreve e një barazimi.
Kurse, rivali i tij ka 13 meçe të zhvilluara deri më tani, prej të cilave i ka fituar 11 (2 me nokaut) dhe i ka humbur 2. /Zeri.info