Skuadrat dhe ligat me më së shumti lojtarë në gjysmëfinale të Botërorit ‘Rusia 2018’

836

Jemi pak orë larg gjysmëfinaleve të para të Kampionatit Botëror ‘Rusia 2018’.

Përfaqësuesja e Anglisë do të përballet me Kroacinë, kurse ajo e Belgjikës me Francën.

Në skuadrat pjesëmarrëse në gjysmëfinale marrin pjesë lojtarë që luajnë në ligat dhe klubet më të mëdha evropiane.

Por, është Tottenhami skuadra që ka më së shumti lojtarë në përfaqësueset pjesëmarrëse në gjysmëfinalet e Botërorit, gjithsej nëntë:

Angli (5): Harry Kane, Dele Alli, Eric Dier, Kieran Trippier, Danny Rose.

Belgjikë (3): Jan Vertonghen, Toby Alderweireld, Mousa Dembele.

Francë (1): Hugo Lloris.

Pas Spurs renditen: Manchester City (shtatë lojtarë), Manchester Unitedi (shtatë lojtarë), Chelsea (gjashtë lojtarë), Liverpool (katër lojtarë), Barcelona (katër lojtarë), PSG (katër lojtarë) dhe Monaco me katër lojtarë.

Ndërsa liga me më së shumti lojtarë është Liga Premier me 40, pastaj La Liga me 12, Ligue 1 me 11 lojtarë, Bundesliga me nëntë dhe në fund Serie A me tetë. /Telegrafi/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *