Skenderbeu në “Sezai Surroi” në kremtimin e gjysmëshekullit të shkollës (FOTO&VIDEO)

325

Me një program të pasur, sot është shenuar pesëdhjetëvjetori i shkollës së mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc.

Në nder të jubileut të 50-të, të shkollës “Sezai Surroi”, profesori i artit figurative, Xhevdet Dulaj, i dhuroi shkollës punimin gjigand të figurës së Gjergj Kastriotit – Skederbeut, ku ky portret i heroit tonë kombëtar do të qëndroi i vendosur në  murët e shkollës.

Nga ana tjetër, shoqata qytetare “Jehona” nga Fushë Kosovë, kishte dhuruar ditë më parë 600 libra, bibliotekës së shkollës, ndërsa, drejtoria e shkollës, ndau mirënjohje për ketë kontribut të çmueshëm.

Ndërsa, me fillim nga ora 12:00 në sallën e madhe të shtëpisë së kulturës, u mbajt programi festiv, ku përveç paraqitjes së historikut 50 vjeçar, u ndan edhe mirënjohje për kontribuesit e ngritjes dhe zhvillimit të shkollës së mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc.

Portali Lugina-lajm, ka përcjellur festimin e plotë të ditës së shkollës “Sezai Surroi”, dhe në vazhdim ju sjellim pamjet e filmuara me video./Lugina-Lajm/

Manifestimi qëndror për ditën e "Shkolla e mesme Sezai Surroi – Bujanoc

Publicerat av Lugina-Lajm.com den 9 maj 2018

 

Festimi i ditës së shkollës " Sezai Surroi" – Bujanoc

Publicerat av Lugina-Lajm.com den 9 maj 2018




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *