S’ka marrëveshje në mes LVV dhe LDK

234

Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa ka deklaruar se ka përfunduar takimi në mes dy liderëve atij të LVV-së, Albin Kurti dhe atij të LDK-së, Isa Mustafa.

Mustafa ka thënë se të dy liderët janë pajtuar për intensifikim të takimeve në ditët në vazhdim.

“Takimi në mes dy liderëve ka përfunduar, të dy liderët janë pajtuar që të intensifikojnë takimet në ditët në vijim deri në arritjen e marrëveshjes”, ka thënë zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa.

Ai ka shtuar se takimi i radhës do të mbahet shumë shpejt.

“Besoj që shumë shpejt nëse jo nesër atëherë pasnesër, kurdo që do të na lejojë agjenda e të dy liderëve”, u shpreh Mustafa.

I pyetur se a ka ndërruar qëndrim LDK karshi postit të presidentit, Mustafa tha se nuk mund të flasë më shumë.

Edhe Lëvizja Vetëvendosje përmes një postimi në Facebook, ka konfirmuar se të dy liderët janë pajtuar për intensifikim të takimeve.

“Kryetari Kurti u takua sot në Kuvendin e Kosovës me kryetarin Mustafa. Ata do t’i vazhdojnë dhe intensifikojnë takimet pothuajse për çdo ditë deri në arritjen e marrëveshjes”, thuhet në njoftimin e VV-së./Telegrafi/

Dhurata e fundvitit për shumë vite për më të dashurit tuaj – banesa në Linda Premium ResidenceSponzorizuarLexo më shumëTË NGJAJSHME

SHFAQ KOMENTETLajmeMë të lexuarat në Lajme Telegrafi

  • Avokati tregon me sa vite burg mund të dënohet Vuçiqi, pas mohimit të masakrës së Reçakut
  • Vrasja në Deçan, gruaja e të ndjerit thotë se vrasja s’ishte aksidentale, e quan të turpshëm një cilësim të tillë
  • Në ndarjen e çmimit Nobel për Handke, poeti shqiptar rrëqeth të pranishmit me fjalimin: Rrugët e qytetit tim ishin si ato të Bosnjës, burra, gra e fëmijë të vrarë e masakruar
  • Katër orë me Ramë Lalën, publikohen fotot e 17 vjeçarit nën rrënoja: “Të gjithë kanë dalë, është radha jote”
Telegafi.com

TELEGRAFI sh.p.k.Rr. Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë info@telegrafi.com 038-224-093

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegrafi”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegrafit”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.
Partnerët

RTV Dukagjini
Deutsche Welle
Shkabaj

Shkarkoje aplikacionin e Telegrafit për Android dhe iPhone

App Store
Google Play

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara© 2006-2019 Portali Telegrafi

notification icon

Dëshironi të njoftoheni për lajmet më të rëndësishme të ditës nga Telegrafi?PO / ALLOWJO




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *